Modelja myslimane Amena Khan ka vendosur të braktisë fushatën publicitare të markës “L’Oreal” pas polemikave të shkaktuara nga një “tweet” i saj në rrjetet sociale i publikuar në vitin 2014.


Khan kishte kritikuar qeverinë izraelite dhe ndërhyrjet ushtarake në Gaza, duke e cilësua Izraelin një “Shtet terrorist”.


Mesazhet janë publikuar më pas nga gazeta amerikane “Daily Caller”, duke shkaktuar një polemikë të vërtetë në rrjetet sociale. Vendimi i modeles është mbështetur plotësisht nga “L’Oreal”.


“Kohët e fundit kam marrë pjesë në një fushatë që më pëlqente shumë, sepse celebronte modën. Me një keqardhje të madhe, kam vendosur ta braktis, – ka shkruar Khan në “Titter”, – sepse polemikat aktuale, kanë shkatërruar ndjenjën pozitive dhe mesazhin që duhet të përcjell”.


24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)