Këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Më lër të Flas” në Top Channel, me Donald dhe Rome Veshaj. Gjatë bisedës në studio, Devis u shpreh se do të donte që të përjetonte emocionet e “Big Brother VIP”.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari vendosi që të sfidonte edhe Romeon. Xherahu i tha aktorit se nëse do të futeshin të dy në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atëherë Devisi do e fitonte.

 “Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Bortherin”, tha Devisi.

Romeo e pyeti nëse është i sigurt që fiton dhe këngëtari i tha: “Po me bast…”.

“Kemi disa sardele që i hamë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala”, i kthehet aktori, i cili më pas shton “nëse hy ti, nuk futem”.