Brikena duket është mërzitur ditën e sotme me Mateon në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Sipas banores, ai më shumë është i interesuar debati me Mirin dhe me Rogertin, se sa të qëndrojë me të kur ajo ka nevojë.

Pjesë nga biseda:

Brikena: Ti mos thuaj se më ke mua prioritet dhe që ke ndjenja për mua, se ti me pas ndjenja për mua, në atë moment ty të intereson vetëm me më qëndruar afër dhe me më dhënë komfort. Ti në atë moment shkove atje me debatuar me ata të dy. Kur ata të dy erdhën tek unë, erdhe prapë aty për të debatuar me ata. Kështu që ty të intereson më shumë që të debatosh me Mirin dhe Rogertin se sa në një moment që e pe shumë mirë që me zor po flisja se nuk isha mirë, isha keq, ty nuk të interesoi me më qëndruar afër. Siç ta kam thënë, janë detajet e vogla që e bëjnë diferencën. Edhe për bukë të thashë të falënderoj shumë e të lumshin duart, por e kam barkun e mbyllur dhe nuk mund të ha. E më mirë e ha ndonjë që ndoshta do me ngrënë se sa me ngelë këtu dhe me e hedh poshtë.

Mateo: Mbaroi debati, plasa me të vërtetë nga vapa, edhe prandaj të thashë dhe jo thjesht ika. Të thashë të iki deri poshtë se këtu kam nxehtë, the shko.

Brikena: Ti the po iki deri poshtë se këtu kam shumë nxehtë. Mund të thoshe a mund të vish e të ikim atje poshtë. O Mateo, ty po të intereson më shumë me qëndruar me Mirin, me Rogertin, me u zënë me ta, se sa të më qëndrosh mua në një moment të tillë.

Mateo: Shkova poshtë, nisi me provokimet e përhershme, jo e le vetëm, jo kaq do ti. U çua dhe tha shkoi unë te Brikena, unë qëndrova. Erdhi gjithë kompania atje lart.