Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’, ato kanë biseduar në lidhje me çështjen e krevatit, që ditën e parë kur Kristi i la në një krevat.

Gjatë debatit, Selin i tha Mirit se banorët e tjerë nuk kanë thënë në asnjë moment se ajo është e dashuruar me të, por ka qenë e kundërta. Gjithashtu balerina i kujton atij edhe fjalët që i ka thënë Rogerti në lidhje me incestin në familje.

Pjesë nga debati:

Selin: Nuk lejohej në living kur pyeta unë

Miri: Nuk lejohej as në tokë, duhej të flije në krevat

Selin: Cili qenka problemi im që paskam fjetur me ty në krevat nga sfida?

Miri: Asgjë

Selin: E për çfarë e përmende?

Miri: Nuk e thashë për problem

Selin: Për ça e the?

Miri: E thashë me treguar se nuk ka rëndësi mosha

Selin: Gjithë kjo ngarkesa e dy javëve plasi në një pikë dhe ti paske qenë duke vdekur me e thënë

Miri: Ti ke gjithë pasditen që thua këtë gjë

Selin: Jo, unë gjëegjëza me ty nuk po bëja, ti po bëje. Ti me mua nuk bën dot shaka

Miri: As ti me mua

Selin: Përkundrazi jo vetëm që nuk bën shaka, po duhet të kujdesesh shumë.

Miri: Edhe ti nuk bën

Selin: Raporti i keqkuptuar ka qenë i njëanshëm, nuk ka qenë nga të dyja anët

Miri: Pse? Ça kam bërë unë?

Selin: Nuk ka thënë njeri që ke ndjenja për Mirin, s’më ka thënë njeri ti Selin ke ndjenja për Mirin

Miri: E ka thënë Rogerti

Selin: Gerti nuk është e vërtetë. Nuk ka ardhur njeri me më thënë mua incest, kanë ardhur te ti me thënë incest në familje

Miri: Ty të kanë thënë gjë tjetër. Edhe kur ma kanë thënë këtë gjë, kam thënë jo, këta vazhdojnë akoma, ça të bëj unë?

Selin: Ti mund të kesh thënë çdo gjë, ti vetëm jo nuk ke thënë. Po të kishe thënë jo, nuk do të vija unë me të thënë Miri sqaroje bisedën se e ke lënë të hapur.

Miri: Më dëgjo mua. Kur më kanë pyetur kam thënë jo. Këto më kanë thënë si e sheh ti të vij turp, vazhdo pra, nuk e mbyll dot gojën.