Banka amerikane JPMorgan Chase është përfshirë në një çështje ligjore pas pretendimeve të ngritura nga ish-punonjësi Chirayu Rana, 35 vjeç, i cili thotë se është ngacmuar seksualisht nga ekzekutiva e lartë e bankës, Lorna Hajdini.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë The New York Post, Rana pretendon se Hajdini ka tentuar ta detyrojë për marrëdhënie seksuale dhe e ka kërcënuar se do t’i dëmtonte jetën nëse nuk pranonte. Ai gjithashtu e akuzon atë për përdorim të fyerjeve racore ndaj tij dhe bashkëshortes së tij.

Nga ana e saj, JPMorgan Chase ka mohuar kategorikisht akuzat. Banka njoftoi se një hetim i brendshëm nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet e ish-punonjësit, ndërsa shumë punonjës të tjerë kanë bashkëpunuar me hetimin. Sipas bankës, paditësi nuk ka marrë pjesë në proces dhe nuk ka paraqitur materiale mbështetëse.

Raportimet mediatike gjithashtu theksojnë se Rana dhe Hajdini kanë punuar së bashku në ekipin e financave të leverazhuara dhe nuk kanë pasur marrëdhënie hierarkike mes tyre. Disa burime pranë Hajdinit e kanë cilësuar çështjen si të pabazuar dhe dëmtojnë reputacionin e saj.

Deri më tani, Lorna Hajdini nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me akuzat.