Aktori i njohur i Hollivudit, Vin Diesel, u lirua nga akuzat për sulm seksual të ngritura ndaj tij nga ish-asistentja Asta Jonasson. Padia lidhej me një rast që dyshohet se ndodhi në vitin 2010 në Atlanta, gjatë xhirimeve të filmit “Fast and Furious 5”.

Por, një gjykatë në Los Angeles e rrëzoi padinë, duke vendosur se nuk mund t’i nënshtrohej gjykimit sipas ligjit të Kalifornisë, pasi ky rast i pretenduar ndodhi në një shtet tjetër.

Sipas padisë së Jonasson-it, ajo ishte në suitën e aktorit në hotelin “St. Regis” ku dhe dyshohet se ndodhën aktet e papërshtatshme. Megjithatë, gjykata nuk vazhdoi me gjyqin, duke e mbyllur zyrtarisht çështjen kundër Dieselit.

Ky vendim shënon fundin e mosmarrëveshjes ligjore, duke konfirmuar se Vin Diesel nuk do të përballet me pasoja penale, ose civile për pretendimin e ngritur dhe që e futi në telashe për pak kohë.