Një ish-punonjës i hotelit CasaSur Palermo në Argjentinë, ku vdiq Liam Payne, është arrestuar pasi dyshohet se ka furnizuar ish-anëtarin e “One Direction” me drogë që çoi në vdekjen e tij më 16 tetor të vitit 2024.
Braian Nahuel Paiz u arrestua nga policia jashtë shtëpisë së tij në Buenos Aires, më 3 janar, konfirmoi avokati i tij, Fernando Madeo Facente për People. Ai thuhet se përballet me 4 deri në 15 vjet burg.
Paiz, i cili punonte si kamerier në një nga restorantet e hotelit, ka mohuar të gjitha akuzat.
Në nëntor, ai i tha Telefe Noticias se nuk e furnizonte Payne me drogë, por pranoi se të dy konsumonin alkool dhe përdorën drogë në dhomën e hotelit.
“Ata thonë se ai nuk ishte nën ndikimin e drogës para se të arrinte në [CasaSur], por nga analizat e kryer doli se ai ishte nën ndikimin e drogës,”pohoi Paiz për agjencinë.
Ish-punonjësi i hotelit pretendoi se u takua me Payne për herë të dytë më 13 tetor, kur këngëtari dyshohet se i kërkoi detajet e kontaktit të shitësit të drogës, të cilat punonjësi ia dha.
“Kemi kaluar natën, kemi pirë drogë së bashku dhe kemi kaluar mirë”, pohoi më tej Paiz.