Në muajin gusht vajza e këngëtares së njohur të muzikë popullore, Eli Fara, Marina, u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap me kokainë. 

Pas procedurave dhe hetimeve, Gjykata e la atë në “arrest shtëpie”, teksa ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për posedim vetjak.

Ndërsa për një periudhë ajo nuk u shfaq më në rrjetet sociale, ku më parë ka qenë mjaft aktive, Marina është “rikthyer” sërish.

Në profilin e saj të “Instagram”-it ajo ka postuar disa foto, ku shfaq hiret e saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Një prej fotove të publikuara së fundmi, ajo e shoqëron edhe me një mesazh: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre:.