Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”, sot do të dalë para Gjykatës, në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Seanca ndaj tij do të mbahet me dyer të mbyllura, ndërkohë jashtë godinës së Gjykatës në Prishtinë është parë edhe babai i tij, Jeton Kelmendi, bashkë me disa persona të tjerë. Gjesti u arrestua disa ditë më parë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Sipas raportimeve, Gjesti u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, Erkand Shabani. Artisti donte të ndërpriste kontratën e bashkëpunimit mes tyre dhe mbrëmjen e ngjajres, ka shkuar pë ta takuar në mënyrë që të gjenin një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e kontratës. Debati ka agravuar dhe më pas është thirrur dhe policia. Gjatë ndalimit, Gjestit i është gjetur edhe një pistoletë.