Aktori turk Can Yaman, i njohur për roliet e tij në serialet turke u përfshi së fundmi në një operacion të madh policor në Stamboll, që synonte trafikimin dhe përdorimin e lëndëve narkotike mes personazheve të famshëm dhe gazetarëve. Operacioni përfshiu kontrolle në nëntë klube nate dhe në Bebek Hotel, pronë e producentit Muzaffer Yildirim.
Lajmi për arrestimin e tij u shpërnda menjeherë në mediat turke dhe ato italiane. Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi disa shpërndarës droge dhe menaxherët e klubeve, si dhe një grup të famshëm të industrisë së argëtimit. Can Yaman nuk ishte në shënjestër të hetimeve dhe u lirua pas disa orësh, pasi analizat toksikologjike rezultuan negative.
Pas lajmeve që qarkulluan, Yaman reagoi nga Roma, ku ndodhet për angazhime profesionale, duke iu drejtuar mediave italiane:
I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re! Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajmet që vijnë nga Bosfori. A mendoni vërtet se po bredh nëpër klube me drogë gjatë një kohe kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm? Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha kaq shpejt në Itali. Ju dua të gjithëve.



