Dita e sotme ka nisur pak ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, pasi banorët nuk janë zgjuar me muzikë në sfond, por me të qarën e një bebe.
Aldo ishte i pari që u zgjua nga gjumi dhe u ngrit menjëherë nga krevati. Gjatë një bisede më pas me Kelly-n i tha se iu duk si e qara e vajzës, por shtoi se e bija është më e rritur për të qarë ashtu.
Rizarta dhe Miki thjesht panë njëra-tjetrën dhe nuk reaguan. Gerta u zgjua pa njëherë se çfarë po ndodhte.
Njëri nga banorët u kujtua se është loja që nuk duhet të reagojnë dhe e thotë me zë, në mënyrë që të tjerët mos të reagojnë.
Ndërkohë Ola u zgjua dhe shikonte nëpër dhomë derisa shkoi dhe u shtri e përqafuar me Valbonën. Gjesti nga ana tjetër kërkonte që të ndalonin me këtë të qarë bebi pasi nuk e duronte.
“U bë e bezdisshme, nuk e duroj dot. Vëllai i Madh pash Zotin mos se ma nisi koka”, thotë Gjesti.
Rozana u zgjua dhe vetëm rrinte në heshtje te krevati i saj.