Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gjesti u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”. Por duket se disa prej banorëve nuk e kanë pritur mirë ardhjen e tij, ku kanë patur diskutime me njëri-tjetrin.

Megjithatë reperi i njohur, Stresi, ka dalë në mbrojtje të tij.

Këngëtari, i cili ka qenë gjithmonë i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe mbështetje ndaj miqve, ka bërë një postim ku ka treguar se Gjestit nuk do t’i lihet vetëm.

“Mos u mërzit vëlla, më ke mua këtej sa për 500”, ka shkruar Stresi, duke shprehur mbështetje të pakushtëzuar për Gjestin.