Marigona nga Kosova, e cila u bë e njohur kur kamera e fokusoi në tribunat e stadiumit kur luhej ndeshja Olympiacos dhe Villerban më 8 dhjetor, mësohet se është arrestuar vitin e kaluar nga autoritetet Livadea Security pasi nuk kishte dokumentet nevojshme për të qëndruar në Greqi.
Në pamjet e transmetuara ajo që u vu re ndjeshëm ishte bukuria natyrale për të cilën ajo u bë virale në rrjet dhe më pas iu dha mundësia të ishte pjesë e shumë intervistave argëtuese në emisione të ndryshme.
Mirëpo jeta e saj nuk shkon vaj, që prej arrestimit bukuroshja ka nisur një betejë ligjore.
Më 29 dhjetor të vitit 2023, ajo u arrestua nga Sigurimi Livadeia, gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj të ligjshëm në Greqi.
Autoritetet vendosën t’a ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së këtyre rasteve, ajo është urdhëruar që brenda një muaji të largohet vullnetarisht nga vendi.