Pas përplasjes virtuale me Sara Hoxhën, duket se Dafina Zeqiri do të ketë sherr edhe me këngëtaren, Melinda Ademi. Kjo e fundit ka ‘ironizuar’ hapur Dafinën në një postim të saj, duke i thënë: “Ti vetëm feministe që nuk je”.

Mirëpo ky koment nuk u ka pëlqyer shumë fansave të Zeqirit, të cilët kanë nisur ‘thumbat’ ndaj këngëtares ndërsa kjo e fundit nuk ua ka ‘përtuar shumë’.

Mirëpo në një tjetër status në Threads, një fanse e Dafinës i shkruan se si ‘guxon’ t’i bëjë diss këngëtares, ndërsa Melinda i përgjigjet me ironi.

Gjithashtu reperja ka thumbuar edhe mbështetësit e këngëtares, ku shkruan se ata duhet të kenë probleme me veten.

“Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarpërinjtë”, shkruan ajo në postim tjetër.