Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale në showbiz-in shqiptar. Gjatë këtij viti emri i saj është përfolur shumë në media, e kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Eurovision”.
Teksa ka shumë mbështetës dhe e përkrahin në çdo projekt të saj, sigurisht që ka edhe nga ata që nuk ia kursejnë komentet negative. Madje as Ronela nuk e ka aspak problem që t’u përgjigjet atyre.
Së fundmi Hajati ka zbuluar se komenti më i keq që lexon për veten, është kur krahasohet me “lopën.” Duke mos e kursyer ironinë, Ronela iu kundërpërgjigjet këtyre komentuesve duke thënë që “t’i gjejnë kafshë tjetër” urgjent.
“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.
Një temë që artistja është paragjykuar shpeshherë është edhe pesha e saj. Pak kohë më parë, këngëtarja ka realizuar një video në “TikTok”, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj të gjithë “haters-ave”.