Boksierja e njohur angleze, Georgia O’Connor, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin.
O’Connor u diagnostikua me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit në tetor të vitit 2024, e cila u konsiderua e pashërueshme nga mjekët. Vdekja e 25-vjeçares vjen më pak se dy javë pasi ajo u martua.
“Georgia ishte e dashur, e respektuar dhe e admiruar nga miqtë e saj këtu në Boxxer. Mendimet tona janë me të dashurit e saj në këtë kohë të vështirë”, thuhej në një deklaratë të promotorit të boksieres, Boxxer, të siguruar nga “The Guardian”.
Promotori e përshkroi O’Connor si ‘një luftëtare të vërtetë brenda dhe jashtë ringut’.
Ndërkohë postimi i saj i fundit në “Instagram” i boksieres ishte pikërisht ai për ditën e dasmës teksa ndante me miqtë unazën e saj të martesës shoqëruar me mbishkrimin: “09.05.2025. Dita kur u martova me dashurinë e jetës sime”.
O’Connor shkëlqeu gjatë një karriere të shkëlqyer amatore, ku fitoi medaljen e artë në Lojërat Rinore të Komonuelthit në vitin 2017.