Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme Keisi Medini është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e sot e ftuar në Fan Club BBV2, ish-banorja është shprehur rreth lojës së saj, historisë së saj me Kristin dhe shumë të tjera. Keisi gjithashtu ka ndarë me ne planet e saj tani që nuk është më pjesë e “BBV2”.
Kam 2 projekte muzikore, do merrem me to. Dua të qetësohem do shkoj te mami im se e kam jashtë dhe mezi po pres të mbaroj këto intervistat dhe të merrem me veten time se dua shumë qetësi