Gjatë ditës së sotme Luizi ka nisur të kalojë kohë me Keisin dhe duke bërë veprime të ndryshme për të bërë xheloze Kiarën.

Teksa po qëndronte me Kiarën, Keisin dhe disa banorë të tjerë, Luizi këmbënguli që Kiara ti shprehë dashurinë. “Nëse nuk më thua ti “të dashuroj”, unë nuk ndalem”-tha Luizi.

Më pas çifti patën në diskutim në dhomën e gjumit, pasi Kiara pa në mjekrën e Luizit, një fije floku të verdhë. Duke theksuar se “nuk është xheloze”, Kiara i kërkoi Luizit të mos i bëjë më këto veprime.

The se ajo ka sy të bukur, provokues. Po e shikoje kështu afër. Ngjan keq kur e bën vazhdimisht. Është mosrespekt për mua. Të tjerët e marrin seriozisht. Sot nuk ke për të qëndruar këtu te krevati, nuk ka diskutim.

Për të “marrë hak”, Kiara i kërkoi “Vëllait të Madh” një djalë tjetër në shtëpi.

“Dua një çun yll, të gjatë, brun, se brunët kam qejf unë dhe do ta shohësh ti”-tha Kiara.