Bjordi Mezini është banori që doli nga shtëpia e “Big Brother VIP2” mbrëmjen e djeshme, si më pak i pëlqyeri nga publiku. Ai nuk kishte biletë vajte-ardhje. Në studio ai tha se gjëja që e penalizoi është energjia e vakët, për shkak të moshës.
“Mosha bën të veten dhe nuk e kam më atë energjinë. U futa realisht me shumë dëshirë, me dëshirën për të kontribuar në spektakël. Për të dhuruar një spektakël të bukur sepse është natyra ime. E shijova. Por mbase nuk ishte edicioni im. Ta riprovojmë te 3 siç thotë Luizi.
Aty brenda është 200 për qind ndryshe. Nuk e di as vetë pse. U çudita vetë. U futa me një mendjemadhësi, e pranoj, që më shtyu të mendoja se mund të ndikoja pozitivisht në këtë lojë me tension kaq të lartë.
View this post on Instagram
Është diçka që nisi me shumë intensitet, që rrëshqiti herë pas here nga duart e të gjithëve, këtë e bën thjesht një edicion shumë të fortë dhe interesant. Kam qenë shumë i ngarkuar dhe nuk e kam më atë fuqinë që kam patur. Tea e rivlerësova, e pash ndryshe brenda. E pash lojtare të fortë dhe të matur. Të gjithë janë shumë ndryshe. Nuk e keni idenë sesi është aty brenda. Ka një tension të padukshëm që i shtyn njerëzit të luajnë”, tha regjisori i njohur.