Trupi i aktores pakistaneze Humaira Asghar Ali u gjet vetëm pak javë më parë në apartamentin e saj në Karachi, gati dhjetë muaj pas vdekjes. Trupi ishte i dekompozuar rëndë, apartamenti i heshtur, telefonat e fikur dhe qiraja e papaguar. Ishte pikërisht ankesa e pronarit që çoi në zbulimin e ngjarjes. Humaira kishte humbur kontaktet me familjen. Askush nuk e kishte kërkuar. Askush nuk kishte pyetur për të. Kur u gjet, babai i saj refuzoi të merrte pjesë në funeralin e saj.

Pak përpara zhdukjes, ajo kishte dërguar një audio-mesazh ku njoftonte se po shkonte për Umra. Në të, u lutej miqve: “Më mbani në lutje, ju lutem.” Ky mesazh u shpërnda vetëm pasi lajmi i vdekjes së saj u bë publik.