Ish-aktori i Nickelodeon, Tylor Chase i njohur për rolin e Martin Qwerly në serialin e famshëm “Ned’s Declassified School Survival Guide”, është gjetur duke jetuar si i pastrehë në Kaliforni και refuzon vazhdimisht ndihmën që i ofrohet nga autoritetet lokale.
Sipas deklaratave të policisë së Riverside për medien TMZ, Chase është i njohur për forcat e rendit dhe oficerët kanë kontakt me të të paktën një herë në javë.
Departamenti i policisë disponon një ekip të posaçëm për ndihmën e personave të pastrehë, i cili ofron shërbime të shëndetit mendor, programe rehabilitimi nga alkooli dhe substancat, si dhe strehim të përkohshëm. Megjithatë, Chase i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të gjitha këto oferta, duke zgjedhur të qëndrojë në rrugë.
Autoritetet theksojnë se vendimi për të pranuar ose jo ndihmën i përket ekskluzivisht atij. Ndryshe nga raste të tjera, ish-aktori sillet gjithmonë me qetësi, është bashkëpunues dhe i sjellshëm ndaj policisë. Gjithashtu, bëhet e ditur se ai nuk kërkohet për asnjë vepër penale dhe se deri më tani nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij.
Së fundmi,Tylor Chase u bë viral në rrjetet sociale pas publikimit të videove që e tregojnë në gjendje të rënduar në rrugët e Kalifornisë. Policët e kanë informuar për përhapjen e këtyre pamjeve në internet, ndërsa sipas burimeve, ai nuk duket i shqetësuar nga vëmendja publike.
🔥🚨DEVELOPING: Former Nickelodeon child star Tylor Chase who is known for his role “Martin” in the show Ned’s declassified survival guide was spotted appearing unrecognizable and homeless in California. Many fans are questions ‘What does Nickelodeon do to these kids.’ pic.twitter.com/CrhQpyWRbY
— Dom Lucre | Breaker of Narratives (@dom_lucre) December 21, 2025
