Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer, shijuan pushime të lumtura familjare me vajzën e tyre, Romy, vetëm disa javë para se ajo të gjente trupat e tyre të pajetë në shtëpi.
Policia konfirmoi të dielën në mbrëmje se një burrë 78-vjeçar dhe një 68-vjeçare, u zbuluan pa jetë brenda rezidencës 13.5 milionë dollarë në Brentwood. Ngjarja e rëndë po e hetohet si një vrasje e dyfishtë.
“People” raporton se, aktorja 28-vjeçare ka një skenë të vërtetë të zymtë brenda shtëpisë së madhe me gjashtë dhoma gjumi.
Ndërkohë profili i saj në “Instagram” është i mbushur me fotografi dhe video me babain e saj. Madje më 1 dhjetor ka bërë një postim ku dokumenton pushimet e tyre familjare.
Në foton ku shfaqet së bashku me nënën dhe babain ajo shprehet se ishte ‘mirënjohëse për familjen’.


