Ndarja tragjike nga jeta e këngëtarit të famshëm, Liam Payne, tronditi botën e muzikës, me 31-vjeçarin që u hodh nga kati i tretë i një ballkoni në një hotel në Buenos Aires.
Së fundmi, në rrjet ka nisur qarkullimi i fotove të bëra të trupit të pajetë të ish-yllit të “One Direction”.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetin “Telegram”, teksa pak kohë më parë një pjesë e këtyre fotove që konfirmonin se trupi ishte Payne u shpërndanë dhe nga disa media të tjera të njohura në botë.