Vajza e ikonës së mundjes Hulk Hogan, Brooke Hogan, ka treguar se prej disa muajsh jeton me familjen e saj në një hotel në Miami. Kjo periudhë e re në jetën e saj erdhi pasi emri i saj nuk u përfshi në testamentin e babait, i cili përfshin një pasuri me vlerë rreth pesë milionë dollarë.
Bashkëshorti i saj, ish-lojtari i hokejit Steven Olesky, ka theksuar se ky stil jetese nuk është i pazakontë për ta.
“Jemi mësuar me udhëtime të shpeshta dhe me ndryshime të tilla. Brooke është kthyer të punojë me Sobe Entertainment dhe brenda dhjetë ditësh arriti të regjistrojë 14 këngë të reja”, tha ai për “Page Six”.
Olesky shtoi gjithashtu se së bashku me fëmijët binjakë, Oliver dhe Molly, kanë krijuar një rutinë të qëndrueshme dhe se po e shijojnë jetën e përditshme në Miami.
Vetë Brooke ka ndarë në rrjete sociale pamje nga studioja, duke konfirmuar se është në proces krijimi për projekte të reja muzikore. Ajo u shpreh se është e fokusuar tek arti dhe tek familja, pavarësisht vendimit të të atit për ta lënë jashtë testamentit.
“Vendimi i tij nuk më habiti. Mora atë që kërkova dhe nuk kam asnjë ankesë. Babai im e di që kam qenë e pavarur prej vitesh dhe nuk varem nga paratë e tij”, ka deklaruar më herët artistja.
Brooke Hogan e ka ndërtuar karrierën e saj mes muzikës dhe televizionit, ndërsa aktualisht duket më e vendosur se kurrë të qëndrojë në skenë me projekte të reja.