Ish banorja e “BBV”, Brikena ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brothër VIP Albania, duke ngritur akuza për padrejtësi dhe sulme ndaj imazhit të saj.

Gjatë përiudhës që kam qenë brenda në Big Brother, jashtë kam përjetuar shumë padrejtësi. Ka pasur njerëz që janë përpjekur të njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kanë qenë persona të cilëve u kam dhënë me ngrënë nga duart e mia. Janë publikuar shumë gjëra që unë as nuk kam pasur forcën t’i shoh, për hir të shëndetit tim mendor. Shumë më kanë këshilluar të ndjek rrugën ligjore dhe t’i çoj disa njerëz në gjyq, por unë zgjedh të besoj dicka tjetër. Besoj fort që Zoti ekziston. Dhe Zoti nuk është një “mace që të gërvisht menjëherë”, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton. Dua t’ju them gjithashtu të gjithëve ju që me këni mbështetur: faleminderit nga zemra. Mbështetja juaj më ka dhënë forcë në momentet më të vështira dhe më ka bërë të mos dorëzohem. Unë do të vazhdoj të jem e vërtetë më veten time dhe me ju, pa u ndikuar nga gënjeshtrat apo mashtrimet. Prandaj, ju lutem, mos vazhdoni më. Le te zgjedhim respektin dhe të vërtetën mbi gjithçka. KAQ.