Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli janë shumë të emocionuar pasi njëri prej tyre mbrëmjen e sotme do të shpallet fitues i këtij edicioni të reality show-t.

Dita e tyre ka nisur me shumë energji pozitive, ku kanë kënduar dhe kërcyer me njëri-tjetrin. Por nuk kanë munguar as lotët pasi në një moment Egli dhe Rozana janë përlotur.

Surprizat për ta kanë nisur që herët, pasi ishin edhe në lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin. Moderatorja e njohur i pyeti:

“Çfarë do t’iu thonit të gjithë bashkudhëtareve tuaj, gjithë banorëve të tjerë që i përcollët nga dera e kuqe?”.

Rozana u përgjigj:

Unë do t’i falenderoja nga i pari tek i fundit sepse nëse nuk do të ishte për ta, ky rrugëtim nuk do të kishte vlerën që ka marrë sot. Çdonjëri prej tyre ka lënë një shenjë në rrugëtimin tim, një buzëqeshje, një lot, një këngë, një shaka, një të bërtitur por ndonjëherë edhe një të sharë. Po pa ju ky gjerdani i Big Brother nuk do të rrinte aq bukur në qafen e ne të katërve. Faleminderit shumë të gjithë udhëtarëve të këtij Big Brother. Kjo duartrokitje shkon për ta.

Egli u përgjigj:

Nëse këtë finale sot do ta shikoja si një panoramë në formë puzzle, secili nga banorët që ka shkelur njëherë këtu do e zëvendësoja me një nga ato formueset. Nëse njëri prej tyre nuk do të kishte qenë, diçka do ishte bosh në këtë panoramë. Kështu që secili ka lënë një shenjë të madhe këtu brenda për të arritur këtu ku jemi sot. Bravo të gjithëve.

Gjesti u përgjigj:

I falënderoj që kanë qenë normal, kanë qenë shumë të mirë, por nuk kanë mundur të luajnë, nuk kanë mundur që të përballojnë, edhe fati i keq i ka përcjellë. Ne nuk jemi dorëzuar, sot jemi këtu. I përshëndes të gjithë.

Laerti u përgjigj:

U kërkoj ndjesë secilit për çdo çast që mund t’i kem mërzitur dhe t’a falenderoja për mirëkuptimin.