Fotografia e një vajze të vogël e veshur me uniformën e UÇK-së në protestën e mbajtur në Tiranë pikërisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bëri xhiron në rrjet menjëherë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, pasditen e djeshme, Troya ishte pjesë e studios së bashku me familjarët e saj.

Me shqiponjën 2 krenare në duar dhe me lot që mbartnin dhimbje, familja Ymeri tregoi emocionet e një momenti kaq të rëndësishëm për ta, siç ishte protesta për çlirimtarët e UCK-së.

“E kemi pritur me gëzim të shprehim mllefin. Ata kanë luftuar nëpër borë. Faleminderit popullit shqiptar, invalidëve të luftës”, u shpreh Fatmir Ymeri, gjyshi që u fotografua me mbesën e tij 5-vjeçare në protestë.