Linda Rei ka treguar për herë të parë se sa i ka kushtuar operacioni për t’u kthyer nga mashkull në femër. Teksa ka qenë e ftuar në emisionin "Late Night Show", ajo ka folur për jetën e saj personale. Linda ka treguar gjithashtu se me çfarë po merret pasi është larguar nga Shqipëria.

Rei është shprehur se operacionin e ka kryer në Itali, dhe se ia ka siguruar shteti. "Shumë pak, në Itali të ndihmon shumë shteti. Kam marrë lekë edhe nga shteti. Ndoshta këtu mund të duket si diçka shumë e çuditshme, por si në Itali si nëpër botë nuk është ndonjë gjë e madhe të lindësh çun dhe një mëngjes çohesh dhe thua e di se çfarë do bëj unë sot, do bëj cicat, do bëj make up, jo", ka thënë ajo.

"Është diçka që ti lind dhe shkenca dhe mjekësia ka arritur të kuptojë që është një gjendje lindore prandaj kudo nëpër botë është shumë normale. Të ndihmon shteti që ti të arrish qëllimin që do, si një femër që do të bëhet mashkull dhe një mashkull që di të bëhet një femër", shprehet Linda Rei.

Ndërsa e pyetur se me çfarë merret këtë kohë që ka qëndruar larg vëmendjes së mediave, Linda ka qenë disi e rezervuar duke folur në vija të përgjithshme. Rei ka treguar vetëm se jeton në Veleta të Maltës dhe përpiqet ta shijojë jetën e saj.

[gallery ids="862466,862465,862464,862463,781485,940508,940509,940510,940511,940512,901240,901239,901238,900344,900343,862470,862471,862469,862467,862468,781484,781483,781482,781481"]