Alesio Alia u largua mbrëmë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5″. Ish-banori ka kërkuar vetë që të linte garën, duke hequr dorë kështu edhe nga çmimi i madh.
Ditën e sotme, ai ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan se u largua me kokën lart dhe me mirënjohje të madhe për çdo mbështetje që i kanë dhënë.
Ai falënderon “Big Brother” për këtë eksperiencë që ai e përshkruan si të paharrueshme.
“U largova nga Big Brother Vip Albania me kokën lart dhe me mirënjohje të madhe për çdo mbështetje që më keni dhënë. Faleminderit secilit prej jush për mesazhet, votat, dashurinë dhe besimin. Pa ju, kjo eksperiencë nuk do të kishte të njëjtin kuptim.
Veçanërisht dua të falenderoj @bigbrotheralb_vip për këtë eksperiencë të paharrueshme, për mundësinë dhe për çdo moment që do ta mbaj mend gjatë. Ju jam mirënjohës të gjithëve dhe krenar që ju kam pasur pranë në çdo hap🤍 🙏🏽”, shkruan Alesio Alia në postimin e tij në “Instagram”.


