Baby G është banorja e eliminuar nga televotimi i spektaklit të së shtunës. Në një nominim me Inën, Gretën, Mirin dhe Rogertin, ajo ishte më pak e votuara duke humbur kështu përfundimisht mundësinë për të fituar Çmimin e Madh. Në studio, ajo hapi biletën e saj të fatit, e cila ishte nuk e riktheu në shtëpi.

Ndërkohë, pas një televotimi të hapur gjatë Prime-it, publiku vendosi me 73% të votave që Kristi të rikthehej në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Banori e la shtëpinë ditën e djeshme duke u larguar nga muri, edhe pse disa nga banorët tentuan ta ndalonin, ndërsa për të erdhi një zarf i zi.

Ai ka humbur tashmë të drejtën për të nominuar dhe për t’u zgjedhur lider i shtëpisë. Pas rikthimi të tij, “Big Brother” vendosi që të dërgojë të gjithë banorët në nominim, ndërsa njëri prej tyre do të lëri shtëpinë të martën.