Reperi i njohur, Fero, u dënua pak kohë më par nga Gjykata e Gjilanit me 30 ditë paraburgim, për shkeljen “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi shtiu me armë në një lagje të Gjilanit.
Akoma pa u plotësuar koha e dënimit Fero ndodhet jashtë qelisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të disa postimeve në profilin e tij “Instagram”.
Fero duket se ka marrë vizën angleze. “Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë”, shkruan ai në “Instastory”.
Mesa duket reperi pas daljes së tij nga paraburgimi do të qëndrojë një kohë në Britaninë e Madhe, por a për punë apo jo këtë nuk dimë ta specifikojmë akoma.
Në paraqitjen e tij në rrjetët sociale, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.
Kujtojmë që ky nuk ishte rasti i parë që Feronit Shabani arrestohej në pak kohë. Reperi në gusht të vitit që sapo lamë pas vuajti dënimin me paraburgim.
Atë kohë Fero ishte arrestuar për shkak se u filmua duke sulmuar një person në makinën e tij.