Producenti muzikor dhe kompozitori, Benny Blanco, ka ndarë me ndjekësit një pjesë të dasmës së tij me Selena Gomez. Ai ka shprehur krenarinë që e ka këngëtaren e famshme si bashkëshorten e tij.
“U martova me një princeshë të vërtetë të Disneyt”, ka shkruar Blanco krahas postimit të bërë në rrjetet sociale, i cili mori menjëherë miliona pëlqime dhe urime.
Kujtojmë se çifti i njohur u martua në një ceremoni private në pronën e tyre në Santa Barbara, me pjesëmarrjen e miqve dhe familjes, përfshirë yje të famshëm si Taylor Swift, Martin Short, Steve Martin, Paris Hilton, David Henrie dhe Ed Sheeran.
Selena Gomez dhe Benny Blanco u takuan kur këngëtarja ishte adoleshente dhe nisën bashkëpunimin muzikor gjashtë vjet më parë me këngën “I Can’t Get Enough”.
Në gusht të vitit 2023 punuan së bashku në “Single Soon”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua në dhjetor të të njëjtit vit. Çifti u fejuan në fund të vitit të kaluar, me Selena-n që ndau në rrjetet sociale unazën e fejesës dhe mesazhin:
“Përgjithmonë fillon tani”.
Ndërkohë Benny Blanco ka folur edhe për planet e tij për të ardhmen, ku për revistën “InStyle” është shprehur:
“I dua fëmijët, më pëlqen të jem xhaxha. Megjithatë, me vullnetin e Zotit, dua të jem baba. Ëndërroj dhe lutem për këtë çdo ditë”.
Dasma e tyre shënon një moment të veçantë në historinë e një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it ndërkombëtar.