Artisti i njohur nga Kosova, Don Xhoni ka paralajmëruar një projektin të ri muzikor.
“Ike” mban titullin kënga e re, për të cilën tashmë ai ka ndarë me ndjekësit një insert të shkurtër nga videoklipi.
Protagoniste në klip është edhe ish-e dashura e tij me origjinë ruse, Ariana Lirey.
Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe për ndarjen e tyre, duket se kanë bashkuar forcat këtë herë në një projekt.
View this post on Instagram
Ende nuk dihet nëse ata janë rikthyer bashkë, apo po bashkëpunojnë vetëm për klipin.
“Ike është vepër e jo hajgare. Tregu ynë ka pas nevojë për këtë këngë kështu që pritni këtë javë bombën”, ka shkruar reperi në një postim në InstaStory.
Në një pjesë të videos, Ariana shihet e veshur me fustan nusërie.