Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë fluturuar në Nevada gjatë fundjavës për t’u martuar në një ceremoni private në Las Vegas.  

Teksa të gjithë po prisnin dasmën madhështore të çiftit, pas propozimit që aktori i Hollywood-it i bëri këngëtares së famshme, ata zbuluan se kishin bërë një martesë ‘sekrete’.

Madje 52-vjeçarja ka rrëfyer në “On the JLo” se kishte veshur një fustan nga një film i vjetër që ajo ka luajtur.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli televiziv kishte veshur dy fustane për ditën e madhe. Thuhet se i dyti ishte një  përzgjedhje prej dantelle Zuhair Murad.

Përveç fustanit pa mëngë të një filmi të mëparshëm për të cilin ka punuar, nëna e dy fëmijëve kishte edhe diçka më glam.

Fustani i dytë ishte me mëngë të gjata por që i nxirrte jashtë shpatullat dhe kishte një dekolte mjaft të hapur.

“Me dëshmitarët më të mirë që mund të imagjinoni ndonjëherë, me fustanin nga një film i vjetër dhe një xhaketë nga dollapi i Benit, ne lexuam zotimet tona në kishën e vogël. I dhamë njëri-tjetrit unazat që do të mbajmë në pjesën tjetër të jetës sonë”, këto janë fjalët që Jennifer Lopez ka shoqëruar videon e saj.