Gratë po i dalin në mbrojtje aktores Catherine Zeta-Jones, pasi ajo u përball me kritika në rrjetet sociale për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në tapetin e kuq. Zeta-Jones mori pjesë në një event të Netflix në Los Anxhelos, ku një intervistë në TikTok për rolin e saj në sezonin e ri të serialit Wednesday u eklipsua nga komentet për pamjen e saj fizike.

Laura White, 58 vjeçe, fituesja e këtij viti e Miss Great Britain Classic, e quajti reagimin negativ absurditet të plotë, duke shtuar se “burrat nuk trajtohen sikur kanë një datë skadence, siç u ndodh grave”. Reagimi negativ online shkaktoi një valë mbrojtjeje ndaj Zeta-Jones, përfshirë edhe një video virale nga një përdoruese e Facebook, e cila tha: “I ngacmoni gratë kur bëjnë shumë ndërhyrje estetike dhe i ngacmoni kur nuk bëjnë mjaftueshëm.

Edhe komentues të tjerë i dolën në mbrojtje, me një prej tyre që shkroi: “Kjo quhet plakje natyrale dhe ajo duket e mrekullueshme.” Një tjetër tha: “Duket si nje grua e moshës së saj”.