
Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit, pas thashethemeve se ajo i kishte dhënë fund martesës me bashkëshortin.
Mirëpo ditën e sotme aktorja dhe moderatoja ka treguar se marrëdhënia e saj me bashkëshortin po shkon për mrekulli.
Rudina ka postuar në ‘Instastory’ një video të Aleksit me vajzën e tyre, teksa babë e bijë stërviten së bashku në palestër.
Ndërsa dy ditë më parë, Dembacaj foli për këto thashetheme duke u shprehur se fillimisht do të gjejë se kush e ka akuzuar.
"Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë", tha Rudina dhe shtoi: "Kam zgjedhur të mos flas fare. Nuk dua të flas tani, por patjetër që do flas në një moment".
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="868976,868975,868974,868945,868972,868973,868946,868947,868948,868949,868950,868951,868952,868953,868954,868955,868956,868957,868958,868959,868963,868964"]