Shumë vite më parë, Almeda Abazi humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe herë pas here aktorja e njohur shqiptare tregon se sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Ditën e sotme teksa bëhen plotë14 vite që i ati i saj është ndarë nga jeta, moderatorja ka ndarë në “Instagram”-in e saj disa foto të vjetra. Në njërën duket babai i saj në moshë shumë të re.

“17.11.2008. 14 vite pa ty baba,”-shkruan Almeda krahas imazhit të parë.

Ajo ka ndarë edhe një foto tjetër, e cila po ashtu daton shumë pas në kohë ku duke i ati i saj i ndjerë dhe ajo shumë e vogël që e mban për dore.

Nga ana tjetër kujtojmë që Almeda Abazi ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të quajtur Efehan dhe Alina me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Dyshja lidhën kurorë në Shkurt të 2017-ës. Ndërkohë që prindër për herë të parë u bënë në 2019, kur në jetë erdhi djali i tyre Efehan.

Më herët në një intervistë virtuale ajo tregoi moshën kur ishte njohur me bashkëshortin e saj sot.

“Hmm…për të njohur diku tek: 20-21 vjeç, por lidhja jone filloi kur isha 23. Omg sa e vogël paskam qenë”, shkroi ajo.