Dolly Parton, një prej emrave më të njohur të muzikës country, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë prej më shumë se gjashtë dekadash dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike e humanitare.
Lajmi për vdekjen e këngëtares është bërë i ditur të martën nga nipi i saj, Bryan Seaver, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Reagime për ndarjen e saj nga jeta ka pasur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Përmes Truth Social, Trump e ka cilësuar vdekjen e Parton një humbje të madhe për miliona njerëz.
Në nderim të këngëtares, Trump ka njoftuar gjithashtu se flamujt amerikanë do të ulen në gjysmështizë në të gjithë vendin për një javë.
Dolly Parton ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në muzikë, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të country-t. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me hite si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.
Gjatë karrierës së saj, Parton fitoi 11 çmime Grammy dhe shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën.
Por ndikimi i saj nuk u kufizua vetëm te muzika. Ajo ishte e njohur edhe për aktivitetin e saj filantropik, veçanërisht përmes programit Imagination Library, i cili ka shpërndarë libra falas për fëmijët dhe ka nxitur leximin që në moshë të hershme.
Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA dhe në mbarë botën, me figura të njohura të muzikës, artit dhe politikës që kanë shprehur dhimbjen dhe mirënjohjen për trashëgiminë e saj.
Me largimin e Dolly Parton, muzika country humbet një prej zërave dhe figurave më ikonike të historisë së saj.
