Pas hetimit për përdorim dhe shpërndarjeje droge nga figurat e njohura turke së fundmi është bërë e ditur se sipas hetimeve të prokurorisë së përgjithshme të Bakırköy analizat e aktores Afra Saraçoğlu kanë rezultuar pozitive. Megjithatë, raporti i plotë zyrtar për rezultatin e saj nuk është bërë ende publik.

Afra Saraçoğlu ndodhej jashtë Turqisë për angazhime profesionale dhe u ndalua në aeroportin e Stambollit më 21 shtator, pas kthimit nga Franca, duke iu nënshtruar kështu procedurave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë, analiza e aktorit Aras Bulut İynemli raportohet të ketë rezultuar negative. Rezultatet e analizave të marra gjatë hetimit pritet të shqyrtohen më tej nga autoritetet turke së bashku me provat e tjera të mbledhura në dosje.