Aktori i njohur turk Oktay Çubuk ka dhënë lajme pozitive për gjendjen e tij shëndetësore, pas rrezikut për jetën që kaloi gjatë një udhëtimi në Lisbonë, Portugali. Aktori 30-vjeçar pësoi arrest kardiak disa javë më parë ndërsa ndodhej në kryeqytetin portugez për të shoqëruar nënën e tij, Nilhan Çetinyamaç Çubuk.
Çubuk u ndje keq papritur dhe zemra e tij ndaloi së rrahuri. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, aktori u rikthye në jetë dhe më pas u vendos në repartin e kujdesit intensiv për monitorim. Pas disa ditësh në terapi intensive, gjendja e tij fatmirësisht u stabilizua. Vetë aktori ka konfirmuar se operacioni që iu nënshtrua rezultoi me sukses. Në një postim në rrjetet sociale Çubuk ndau për ndjekësit e tij detaje nga shëndeti i tij:
Operacioni ishte i suksesshëm, gjithçka është mirë. Do të dal nga spitali shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Në një tjetër reagim emocionues, ai u shpreh se ndihet më mirë çdo ditë dhe mezi pret të kthehet në shtëpi, pranë miqve të tij.


