Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Piramida” erdhi krejt ndryshe, pasi konkurrentë nuk ishin njerëz të thjeshtë por 10 moderatorë të Top Channel.
Skuadra e djemve me emrin “Ilirët” kishte Blendi Salajn, Edi Manushin, Alban Musan, Ervin Kurtin dhe Marin Memën. Ndërsa skuadra e vajzave me emrin “Shqiponjat” përbëhej nga Sidorela Gjoni, Megi Pojani, Rudina Dembacaj, Ermira Çausholli dhe Erjona Rusi.
Loja mes dy skuadrave ishte e fortë, ku herë grumbullonte skuadra e vajzave më shumë para dhe herë skuadra e djemve. Por në fund triumfoi skuadra “Shqiponjat”.
Në lojën e fundit, Sidorela si kryetarja e skuadrës vendosi që t’a realizonte së bashku me Erjonën.
“U ndjeva shumë keq që nuk zgjodha atë që tha Erjona ‘të mbulohem kur shoh televizion’, dhe zgjodha Megin. U ndjeva aq keq sa thashë sapo të më jepet mundësia të zgjedh diçka për dikë, do të zgjedh Erjonën. Do ta bëj këtë sfidë me Erjonën, “Shqipëria Live”, ish-i dhe aktualja”, tha Sidorela.
Ndërkohë Erjona pranon që të bëjë sfidën e fundit dhe u shpreh:
“Unë gati jam por me një kusht. E kam ftuar Sidorelën te “S’e Luan Topi” dhe s’më vjen. Nëse fiton, do vish?”.
Gjoni e pranoi ftesën e Rusit:
“Do vij, premtim publik, u bë”.