Aktorja e famshme, Sydney Sweeney, po përballet me akuza për shkelje dhe dëmtim të pronës, pas një incidenti ku ajo vendosi reçipeta në ikonën e Hollywood-it.

Sipas TMZ, xhirimet u bënë për të promovuar linjën e saj të re të të brendshmeve, një projekt që përfshinte investime nga Jeff Bezos dhe ka shkaktuar debat në Hollywood.

Në një video që qarkulloi në internet, Sweeney shihet duke u ngjitur mbi gardhin përreth dhe mbi tabelën legjendare të Hollywood-it, ku vendosi një çantë me të brendshme, duke shijuar pamjen nga lart. Megjithëse aktorja thuhet se kishte marrë një leje për xhirime, zyrtarët nënvizuan se kjo leje mund të mos i mbulonte të gjitha veprimet e kryera.

Të drejtat për imazhin e tabelës i përkasin Dhomës së Tregtisë së Hollywood-it. Organizata ka bërë me dije se për të hyrë në tabelë kërkohet leje, pasi edhe pse tabela ndodhet në tokë publike, ajo është brenda një zone të kufizuar ku ngjitja është e ndaluar. Zona monitorohet nga policia, zjarrfikësit, rojet e parkut, si dhe nga kamera dhe sensorë lëvizjeje. Hyrja pa leje mund të përbëjë kundërvajtje, që dënohet me gjobë deri në 1,000 dollarë ose burg deri në gjashtë muaj.

Sipas “Daily Mail”, Dhoma e Tregtisë së Hollywood-it mund të ngrejë padi për hyrje të paautorizuar ose vandalizëm. Presidenti i organizatës, Steve Nissen, tha për “ABC News”:

“Prodhimi që përfshin Sydney Sweeney dhe Shenjën e Hollywood-it nuk u miratua nga Dhoma e Tregtisë së Hollywood-it dhe as nuk kishim dijeni paraprake për të. Dhoma zotëron të drejtën e autorit për imazhin e Shenjës së Hollywood-it, prandaj kushdo që synon ta përdorë ose t’i qaset për qëllime komerciale duhet të marrë leje. Po hetojmë mënyrën se si dhe me çfarë autorizimi (nëse ka) prodhimi fitoi qasje në këtë hapësirë.”

Hetimet për incidentin janë ende në vazhdim, ndërkohë që reagimet e publikut dhe komunitetit të Hollywood-it kanë qenë të shumta.