Drini Zeqo dhe Dea Vieri ishin dy nga banorët e sezonit të 3-të të “Big Brother Vip” të cilët e ndërprenë herët rrugëtimi ne tyre në këtë reality-show.

Drini u largua me dëshirën e tij për shkak të një problemi familjar, teksa Dea doli me votat e publikut n një nominim të befasishëm në një nga spektaklet. Megjithatë, duket se dyshja ka vijuar të ketë një raport të ngushtë jashtë shtëpisë, e madje më shumë se shoqëror.

Ata kanë postuar disa foto në rrjetin social Instagram, ku shfaqen duke pirë verë por dhe duke shkëmbyer puthje. Nuk dihet nëse kjo është konfirmim i lidhjes mes tyre, apo një “miqësi” shumë e ngushtë.

View this post on Instagram

A post shared by Dea Vieri (@dea.vieri)