Roela Meka, një nga figurat e njohura nga emisioni “Për’puthen”, ka përjetuar momentin më të lumtur të jetës së saj.
Ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila tashmë ka pushtuar zemrat e të gjithë atyre që e ndjekin.
Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj, Vedat Sulemani, përmes një postimi në “Instastory”, ku ka publikuar foton e parë të vogëlushes, por duke u kujdesur që të mos e tregojë portretin e saj.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë quhem Siela, sapo kam ardhur në këtë botë të madhe… shpresoj që kjo botë të jetë e butë me mua. Por duke njohur babain tim dhe nënën time, e di që kam ardhur në vendet më të mira që mund të ekzistojë. E rrethuar me dashuri, forcë dhe dritë”, ka shkruar ai krahas kësaj foto të ëmbël.
Ndërkohë kujtojmë se teksa ishin të ftuar në rubrikën “Vajzë apo djalë” të Sara Gjordenit, në “E Diell”, Vedati i bëri një surprizë të bukur Roelës.
Ai u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë, e sigurisht që ish-konkurrentja e “Për’puthen” i tha “100 për qind po”.



