Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka zbuluar së fundmi se i është nënshtruar një trajtimi rigjenerues pasi kishte dhimbje ekstreme për shkak të operacionit në gju.


Të marten, 61-vjeçarja ndau me fansat disa foto në profilet e saj në rrjetet sociale, disa fotografi ku ekspozonte të pasmet e veshur vetëm me të brendshme.


“Më në fund do të marr trajtimin tim rigjenerues për gjurin. Unë do të kërceja lart e poshtë nëse do të mundesha pas 8 muajsh dhimbjeje! Më uroni fat!”, shkruan ajo.


Mjekësia rigjeneruese është procesi i zëvendësimit ose “rigjenerimit” të qelizave, indeve ose organeve njerëzore për të rivendosur një funksion normal të tyre.


Ndërkohë në janar të vitit të kaluar, fansat dyshonin nëse këngëtarja i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në të pasme, pas performancës në lokalin e famshëm të homoseksualëve Stonewall Inn, në Nju Jork në prag të Vitit të Ri.