Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka reaguar së fundmi ndaj teorive të konspiracionit duke konfirmuar se ‘sigurisht’ që nuk ka vdekur.

Megjithëse ish-pop star-ja ishte në një kujdestari të ashpër deri në nëntor të vitit 2021 prej problemeve mendore, tashmë Spears po bëhet gjithnjë e më vokale në rrjetet sociale.

Britney ankohej më parë për kujdestarinë që i ishte lënë babait të saj, Jamie, derisa arriti që t’a shmangte.

Më herët ajo shkruante për një foto në “Instagram”: “Pashë sot këtë dhe nisa të qaj si një fëmijë !!! Ishte viti i dytë që punoja në Las Vegas !!! Nuk më lejohej as të pija dhe as të dilja me grupin e stafit!!”.

Pas postimit në rrjet nisën zhurmat se Britney mund të ketë vdekur.

Por 41-vjeçarja siguronte fansat se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se kjo ishte vetëm një kujtesë se duhet të nisë të jetë më aktive.

Spears tha më tej: “Nuk jam duke bërë një homazh, unë nuk jam një njeri i vdekur!!! Është vetëm një kujtesë për kohën kur dilja në pistën e vallëzimit  dhe tundja të pasmet”.

Ajo vazhdonte më tej: “I mbani mend gjërat që bënim kur ishim të pafajshëm!!!”.

Këngëtarja e famshme shtonte në fund të postimit se kishte ndaluar komentet në llogarinë e saj në “Instagram”, edhe pse tashmë llogaria është fshirë fare.

Këngëtarja thotë gjithashtu se ka rinisur marrëdhënien me nënën e saj Lynne Spears pas një prishjeje të gjatë.

Rrjeti “Page Six” shkruan se nëna e saj shkoi me avion në Los Angeles muajin e kaluar për ta takuar pas disa vitesh. Takimi siç raportohet kishte zgjatur rreth 30 minuta.

Spears shtonte: “Momenti që buzëqesha, që nuk e kisha bërë prej kohësh. Nëna ime shqetësohet shumë, ‘C’ke që sillesh kështu më thotë’, por unë i përgjigjem: ‘A më njeh mua, e kam emrin Britney Spears …!!!”.