Ditën e sotme konkurenti Kristi Lamaj u përjashtua nga gara për çmimin e madh të Big Brother Vip Albania.
Ky njoftim erdhi ditën e sotme, kur në mëngjes Brikena, një tjetër banore, lexoi përmbajtjen e zarfit të zi ku u dha lajmi për largimin e tij.
Sidorela Gjoni dha disa detaje në emisionin “Shqipëria Live” ku tregoi se Kristi është në gjendje të mirë por ende nuk bëhet me dije arsyeja e përjashtimit të tij.
“Sot në mëngjes kur erdha pash Kristin, kur ai duhej të ishte brenda në shtëpi dhe u surprizova. Mora vesh lajmin që ai u përjashtua nga gara, por e pashë që Kristi ishte mirë nga ana shëndetësore. Për arsyet e përjashtimit të tij dhe detaje të tjera do zbulohen në primen e së shtunës”, tha moderatorja e Shqipëria Live.
