Brenda pak ditëve, dy zarfa të zinj erdhën në shtëpi, një që përjashtonte Jozin për shkak të komenteve denigruese dhe fyese, dhe një tjetër që përjashtonte G Banin për dhunë fizike.

Të dy ata kërkuan falje për veprimet e tyre dhe shpjeguan se si perse ndodhën ato situata.

Jozi: Doja të flisja fillimisht për situatën që ndodhi, për përjashtimin tim nga loja. Më dhemb fakti që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë, i cili nuk ka qenë aspak ofendim ndaj tyre. Ishte vetëm një shembull i keq ndaj Gjestit që të mos arrinte në këtë pikë. Prandaj më ka dhembur kjo pjesë dhe më vjen shumë keq. Ndodhem këtu dhe kërkoj falje kundrejt të gjithë atyre që janë keqkuptuar.

Për Loredanën nuk jam i zhgënjyer, por mungon prezenca ime. E kanë rrethuar hienat dhe po bie ngadalë. Mjafton një moment i vogël, prania ime pranë saj dhe do e kthejë siç ishte.