Gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Natasha Richardson, është zbuluar letra falënderimi e Liam Neeson drejtuar grimeres që i bëri grimin gruas së tij të ndjerë në funeralin e saj. 

Grimerja e famshme, Sandy Linder, shkroi në “Instagram” për të ndarë një shënim falënderimi të përzemërt që ajo thotë se ia kishte dhënë Liam Neeson.  

Në postimin e saj Linder tha se kishte punuar me aktoren britanike disa herë ndërsa ishte gjallë, përpara se të mësonte për vdekjen e saj në vitin 2009 pas një aksidenti me ski në Mont Tremblant, Quebec. 

Ajo shkroi se iu kërkua të bënte grimin e Richardson. Dy muaj më vonë, Neeson e ftoi në shtëpinë e tij, ku ia dorëzoi letrën. Shënimi, i shkruar më 4 maj 2009, thotë:  

“E dashur Sandy, Unë dhe familja ime e vlerësojmë thellësisht atë që bëtë për Natashën tonë. U prekëm thellësisht nga gjesti juaj dhe e kuptojmë sa e vështirë duhet të ketë qenë për ju. Do të thote shumë për të gjithë ne”. 

Shihni postimin e saj: