Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka tronditur opinionin publik me deklaratat e bëra në librin e tij autobiografik, “You Thought You Knew”.

47-vjeçari ka bërë një akuzë të papritur në lidhje me marrëdhënien e tij me këngëtaren e famshme. Teksa ka shpërndarë një pjesë nga libri, ai pretendon se ka kapur yllin e muzikës pop duke u puthur me një valltare femër gjatë një turi në Amsterdam në vitin 2004, kur ata ishin ende të martuar.

Federline shton në rrëfimin e tij se kjo ngjarje ka qenë një moment vendimtar për marrëdhënien e tyre. Ai vijon duke thënë se pas incidentit, ai ka qenë i shokuar dhe ka nisur të paketonte valixhen për të shkuar në SHBA, por Britney i ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do të ishte hera e fundit që do të ndodhte një gjë e tillë.

47-vjeçari e konsideron këtë ngjarje si një “pikë kthese” në marrëdhënien e tyre, duke theksuar se ky moment e ka afruar më shumë çiftin.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Britney Spears ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke thënë se Federline po përfiton nga historia e saj tani që mbështetja financiare ka mbaruar. Ai gjithashtu ka theksuar se këngëtarja është fokusuar te fëmijët e saj dhe te mirëqenia e tyre.

Spears dhe Federline ishin martuar nga viti 2004 deri në 2007 dhe kanë dy djem të rritur, Sean Preston dhe Jayden James, që tashmë janë 20 dhe 19 vjeç.